Vendimet e Federates, Superioria
fillon më 9 Shtator, risi me kartonat

Vendimet e Federates, Superioria<br />fillon më 9 Shtator, risi me kartonat
Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë disa vendime të rëndësishme dje në mbledhjen e radhës. Ekzekutivi i FSHF-së u ka dhënë përgjigje pozitive kërkesave të disa klubeve të futbollit shqiptar në lidhje me rregulloret dhe mbarëvajtjen e futbollit, duke nisur që nga starti i më i vonë kampionatit të ardhshëm, tek shtimi në 4 i numrit të kartonëve të verdhë që sjellin pezullimin e një lojtari për një javë dhe tek cilësimi si lojtar vendas i futbollistëve që kanë pasaportë maqedonase. Por Komiteti ekzekutiv i FSHF-së nuk ka pranuar një kërkesë të klubeve atë të shtimit të numrit të lojtarëve të huaj që mund të luajnë në fushë.

Fillimi i kampionatit
Institucioni më i lartë vendimarrës në FSHF ka përcaktuar 9 shtatorin për nisjen e Kategorisë Superiore me klubet që tanimë janë në dijeni të nisjes së aktivitetit dhe duhet të përshtasin planet e tyre në lidhje me këtë datë që duhet thënë se ju jep kohën e nevojshme, duke qenë se kampionati nis relativisht vonë në lidhje me vendet e tjera duke pasur parasysh këtu se në 2018 zhvillohet Kampionati Botëror dhe shumica e kampionateve përfundojnë më herët.

Kartonat e verdhë
Një vendim tejet i rëndësishëm ka qenë ai për rritjen në 4 të numrit të kartonave të verdhë me grumbullimin e të cilëve plotësohet pezullimi për një javë i një futbollisti. Një verdikt ky që padyshim kënaq klubet që e kishin kërkuar diçka të tillë prej kohësh e madje edhe publikisht në Asamblenë e fundit të FSHF, duke qenë se numri prej 3 kartonash që funksiononte më parë konsiderohej tepër i ulët duke shkaktuar shpesh vështirësi në menaxhimin e organikës.

Futbollistët nga Maqedonia
Një lajm tjetër i mirë për klubet shqiptare në aspektin institucional, por edhe futbollistët shqiptare me pasaportë maqedonase që janë prej kohësh pjesë e Kategorisë Superiore apo dhe kategorive me të ulëta, është se që nga sot ata nuk do të konsiderohen më futbollistë të huaj, apo siç thuhet rëndom ekstrakomunitarë. Me këtë mënyrë Komiteti Ekzekutiv jo vetëm i jep më tepër lirshmëri klubeve për sa i përket afrimit të talenteve nga futbolli maqedonas, por plotëson edhe një kërkesë llogjike duke qenë se deri dje shumë futbollistë shqiptarë me pasaportë maqedonase kufizoheshin në ambicien e tyre legjitime për tu aktivizuar në kampionatin tonë njëlloj si vëllezërit e tyre shqiptarë apo ata me pasaportë të Republikës së Kosovës. Një vendim ky që mund të konsiderohet një hap përpara edhe në idenë e një bashkimi kombëtar futbollistik për sa i përket lojtarëve të Kategorisë Superiore.

Futbollistët e huaj
Nuk ka gjetur miratim ndërkohë kërkesa e disa klubeve për të rritur numrin e të huajve që lejohet të aktivizohen njëkohësisht në ndeshjet e kampionatit tonë, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që kufizimi të mbetet në shifrën e 4 futbollistëve të huaj, një vendim ky që padyshim në fokus të tij ka mbrojtjen e talenteve të rinj që prodhohen nga klubet shqiptare të cilët në këtë mënyrë kanë më tepër hapësira për të bërë përpara në karrierën e tyre si profesionistë.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën