Vendimet e gjyqtarit Fuçia
ankesa nga prokuroria e Tahiri
PDF/Vlerësimi, Fuçia i 345-ti nga KLD

TIRANË- Vendimet e gjyqtarit Laurent Fuçia se me autoritetin e gjyqtarit ka liruar persona me rrezikshmëri shoqërore për herë të parë janë kontestuar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2014 për të mbërritur ke ankesa e dytë publike nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më 12 Mars.

Referuar kronikës së 4 Gushtit 2014 prokuroria e përgjithshme denoncoi publikisht Fucinë se kish liruar nga burgu Erjon Sadikajn një shtetas të prangosur për qëllime ekstradimi.

Denoncimi publik i prokuroris së përgjithshme cuditërisht pas dy vite nuk pati asnjë rezultat se nëse u kryen hetime apo u verifikua ky rast, por Fuçia vazhdoi detyrën duke dhënë sërish drejtësi në emër te shtetit shqiptar.

Dy vite më pas më 12 Mars 2016 për të njëjtat arsye lirim nga burgu të personave me rrezikshmëri shoqërore për këtë gjykatës ankesa erdhi nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Zyrtarisht ndaj gjyqtarit Fuçia ka nisur verifikimi nga Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ky rast pritet që të diskutohet dhe në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 21 Mars.

Fuçia i cili prej vitesh është gjyqtar në Gjykatën e Vlorës rezulton se në renditjen profesionale të gjyqtarëve të bërë për herë të fundit më 1 mars 2014 nga KLD është i 345-ti me 9 pikë nga 186 pikë që është kryesuesi i listës prej 361 gjykatësve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet