Vendimet e para të qeverive ‘Rama 1, 2 dhe 3’

Vendimet e para të qeverive ‘Rama 1, 2 dhe 3’

Qeveritë kanë prioritetet e tyre dhe mbi bazën tyre hartojnë politikat dhe programin qeverisës. E në këtë këndvështrim, vendimet e para të qeverive të sapodala nga zgjedhjet priten gjithmonë me interes, sepse mund të na orientojnë se cilat janë këto prioritete.

Por, cilat kanë qenë vendimet e para të tre qeverive të drejtuara nga Edi Rama? Në 2013-n, vendimi i parë ishte propozimi i projektligjit që do të ndalonte importin e mbetjeve në Shqipëri. Në ato ditë kjo ishte shndërruar në një temë delikate.

Ligji i miratuar nga Qeveria Berisha akuzohej se i hapte dyert e vendit importit të mbetjeve më të rrezikshme të Europës në vend, madje edhe mafias së plehrave, në një kohë që vendi nuk kishte kapacitetet as për të përpunuar mbetjet që prodhonte vetë.

Projektligji i anulimit të importit të mbetjeve u anulua në fillim të tetorit 2013 edhe me votimin në Kuvend. Vendimi u prit me entuziazëm nga qytetarët, që vetëm pak kohë më vonë do të dilnin në protesta kundër importit të armëve kimike siriane. Përballë protestave, Rama u tërhoq nga vendimi për importin e këtyre armëve.

Zgjedhjet e 2017-s i dhanë mandatin qeverisës të vetëm Edi Ramës. Fushata e ashpër me “tepsi” e “timon” u mbyll me 74 mandate për PS-në dhe pjesa tjetër për PD e LSI-në. Vendimi i parë i qeverisë së re, “Rama 2” ishte më shumë simbolik dhe ndërgjegjësues për nxitjen e krenarisë së identitetit shqiptar.

Qeveria e re shpalli vitin 2018 si vitin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Periudha përkonte me 550-vjetorin e vdekjes së tij. Vendimi u mirëprit dhe brohorit si vendim i duhur për të frymëzuar brezat e rinj me ndjenjën e atdhedashurisë.

Në mandatin e tretë, prioritetet e Qeverisë “Rama” kanë ndryshuar. Vendimi i parë ishte ai për ngritjen e një agjencie për informimin dhe komunikimin, me kompetenca të ngjashme me një ministri. Nisma është kritikuar nga disa zëra si përpjekje për të orientuar perceptimin e publikut për qeverisjen e vendit.

Shqipëria e ka pasur në 1998 për një periudhë të shkurtër një ministri Informacioni. Musa Ulqini drejtoi këtë dikaster në kohën që Kryeministër ishte Pandeli Majko. Vendimi për të themeluar një ministri të tillë nuk iu atribua Majkos, por Fatos Nanos, që kishte dhënë dorëheqjen pas një viti e pak si Kryeministër i vendit.(SI)

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 20/09/2021 17:47

    Që të rriten më shumë pensionet, duhen para të cilat hyjnë në buxhetin e shtetit nga puna. Por krahu i punës në Shqipëri nuk plotëson dëshirat e të gjithëve, të gjithë kafeneve, të rinj që më mirë rrinë me telefon në dorë(se si e blejnë???)se punojnë të sigurojnë të ardhura me djersën e tyre, duan të fitojnë brënda ditës shuma të mëdha, përbuzin punën dhe kujtojnë se paratë bien nga qielli...nuk them të gjithë por shumë janë që shfrytëzojnë prindërit, vëllezërit e motrat emigrantë duke blerë makina të shtrenjta, dhe duke u qarë se shteti s'bën asgjë. Ky është kapitalizmi...pensionet nuk ngrihen në asnjë vënd, faleminderit thoni edhe për këtë 5 %.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik