Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paraqiti ditën e sotme vendimet e qeverisë. Balluku bëri me dije se projekt vendimi i shpalljes së procedurave të dokumentacionit së kompensimit për shoqërinë e transportit ndërqytetas dhe qytetas do të vazhdojë edhe për 3 muajt e ardhshëm si pjesë e projektit antikrizë.

Projekti nënkuptonte kompensimin e qeverisë për transportin urban për të mos rritur çmimet e biletave për qytetarët. Balluku sqaron se kjo paketë do të vazhdojë të jetë ende në fuqi prej faktit se trasporti rrugor zë një peshë me 98% në Republikën e Shqipërisë, si dhe nuk do të ketë një impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që prej fillimit të vitit në paketën antikrizë.

‘Mbledhja e qeverisë, 5 pika disa prej të cilave kanë të behën me aktet e shpronësimeve, si rruga e arbrit apo projekti i qafë plloçës.

Akti më i rëndësishëm, është projekt vendimi për shpalljen e procedurave  të dokumentacionit së kompensimit për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas.

Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor, një paketë antikrizë duke patur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe 98% në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë.’- tha Balluku.

Balluku foli edhe për ndikimin e Bordit të Transparencës në luhatjet e çmimeve të hidrokarbureve. E pyetur nëse duhet shkrirë Bordi i Transparencës Balluku u shpreh se Bordi nuk ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të karburanteve, por i vendos ato sipas bursës. Ministrja u shpreh se u referohemi bursës PLANT.

Kujtojmë së në paketën e parë të rezistencës sociale, në pikën 4 thuhej se qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse duke derdhur shumën prej 500 milionë lekë, ose 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në këtë formë udhëtarët nuk preken nga ndryshimi i çmimit.

‘Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.’- thuhej në vendimin e qeverisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
A duhet shkrirë Bord i Transparencës? Ministrja: Nuk ndikon në rritjen e çmimin e naftës, e vendos sipas bursës

 

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka komentuar çmimet që vendos Bordi i Transparencës për hidrokarburet. Balluku thotë se Bordi nuk ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të karburanteve, por i vendos ato sipas bursës.

Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin. Ka një abuzim në media nga politikanët. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërsa në Shqipëri ngrihet, fakt që është i rremë. Çmimi që i referohen zotërinjtë është çmimi i produktit krudo. Ndërkohë çmimi që ne i referohemi, ka të bëjë me çmimin e produktit. I referohemi bursës PLANT.

Është shumë e lehtë për të parë se si janë çmimet sot në bursë, a janë në ulje apo në ngritje. Përsa i përket pyetjes tuaj, dhe krahasimit me rajonin, e kemi thënë disa herë dhe kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi në Shqipëri. Taksën e karbonit apo të qarkullimit, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri është e përfshirë në çmimin e karburanteve. Nëse do e shihni se sa i paguajnë taksat ata, do e shihni që çmimet shkojnë në të njëjtat nivele.