Vendimet e Qeverisë/ Mbrojtje blerësve online, qytetari ka të drejtë të kthejë brenda 14 ditëve produktin

Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Lajmin e ka bërë me dije konferencën për shtyp pas mbledhjes, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

"Vendimi lidhet me mbrojtjen e konsumatorit. Ka pasur shumë zhvillime në vitet e fundit në këtë fushë. Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një fluks, i cili vijon edhe tani. Vendimi mbron konsumatorin dhe ka të bëjë me saktësimin e periudhës së kthimit të mallit, që është 14 ditë. Gjithashtu përmes këtij projektvendimi ka një siguri më të lartë të pagesave", ka thënë Ibrahimaj. 

Kujtojmë se më parë është ngritur një Task Forcë për gjurmimin e transaksione- ve bankare për tregtinë online. Në fund të shtatorit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ngritjen e platformës për mbrojtjen e konsumatorit nga blerjet online. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, shpjegoi edhe lehtësitë që krijohen për qytetarët.

“Thënë më shkurt nëse një qytetar shqiptar do të blejë pajisje, veshje, shërbime online, tashmë do ti hapet rruga krijimit të platformës që në momentin që ky qytetar do të ketë pakënaqësi apo problematika me produktin që blen, do të ketë mundësi që ta zgjidhi këtë mosmarrëveshje nëpërmjet platformës që është vendosur pranë vendeve të CEFTA-s”, tha Ibrahimaj.

Po ashtu në vendim ka edhe specifikime të tjera që lehtësojnë procedurat për tregtinë elektronike.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim