Vendimet/Sali Berisha futi 640
mijë ton mbetje në Shqipëri

Vendimet/Sali Berisha futi 640<br />mijë ton mbetje në Shqipëri
Gjata 12 viteve të fundit, nga të gjitha qeveritë, ka pasur tentativa për t’i hapur rrugë importimit të mbetjeve të Evropës në Shqipëri. Por, dokumentet tregojnë se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, me firmën e tij, ka mundësuar importimin e qindra mijërave ton mbetjeve në Shqipëri, me qëllim riciklimi, djegie, groposje apo hedhje në det. I vetëdijshëm se me humbjen e pushtetit, ligji i vitit 2011 mund të rrëzohej, Sali Berisha, gjatë dy viteve të fundit në pushtet, nxitoi të autorizonte futjen e mijëra ton mbetjesh në vend. Në 25 gusht të 2012, Berisha ka autorizuar importimin e 25 000 tonë mbetjesh metalike të aluminit në Shqipëri. Mbetjet do të vitin nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Po në 25 gusht të 2012, ish-kryeministri ka autorizuar shoqërinë “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e 4 500 ton mbetjesh të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Mbetjet do të vitin nga vendet e BE. Po ashtu, Berisha ka autorizuar importimin në Shqipëri të 7 mijë tonë mbetjesh metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Mbetjet do të importoheshin nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.

600 mijë ton
Vitin që është miratuar ligjit, Berisha ka autorizuar shoqërinë "Kurum Internacional", sh. a., për importin 600 000 ton mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Mbetjet do të importoheshin nga Serbia dhe Bullgaria. Po ashtu, në 18 prill të 2013, ish-kryeministri ka marrë një tjetër vendim për importin e mbetjeve. “Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në vendim.

Nxitimi para zgjedhjeve
Vetëm disa muaj para rotacionit politik në 2013, pikërisht me 7 gusht 2013, Berisha ka autorizuar shoqërinë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit nga Greqia. Sipas vendimit, shoqëria mund të importonte 600 ton mbetje në vit. Edhe pse sot i penduar dhe kokulur para shqiptarëve, po atë ditë, Sali Berisha ka autorizuar shoqërinë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k. për importimin e 2000 ton mbetje të polietilenit nga Italia. Vendimet janë marrë në një kohë kur Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve kishte nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi kombëtar dhe në një kohë kur Edi Rama kishte paralajmëruar se vendimi i tij i parë si kryeministër do të ishte rrëzimi i ligjit të qeverisë Berisha i vitit 2011.
 
Vendimi i qeverisë Berisha, mbetjet që importohen
Mbetje dhe kthime të gizës së derdhur.
Mbetje dhe kthime të çeliqeve të lidhur.
Mbetje dhe kthime të gizës dhe çelikut të kallajisur.
Mbetje dhe kthime të tjera ferrike.
Mbetjet dhe kthimet e bakrit;
Mbetje dhe kthime te nikelit;
Mbetje dhe kthime te aluminit;
Mbetje dhe kthime plumbi;
Mbetje dhe kthime zinku;
Mbetje dhe kthime kallaji;
Shufra të forta zinku;
Dioksid silici në forme të ngurtë.
Qelq i thyer dhe mbetje dhe mbeturina të tjera.
Fibra prej qelqi dhe artikuj prej tyre (mbetje).
Mbetjet prej etilenit, stirenit, vinil kloridit.
Karton i trashë i pazbardhur apo prej letrës.
Karton tjetër i bërë kryesisht prej brumit kimikte.
Letër apo karton i rikuperueshem (mbetje dhe kthime). 
Veshje të përdorura dhe artikuj të tjerë veshje.
Tallash, mbetje dhe kthime të drurit. 
 
Vendimet e Berishës për importin e Mbetjeve
VENDIM Nr. 488, datë 25.7.2012
Autorizimin e “RAMETAL” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet është 25 000 ton. Mbetjet importohen Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
 
VENDIM Nr. 489, datë 25.7.2012
Autorizimin e “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e mbetjeve të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Sasia e mbetjeve të polietilenit është 4 500 ton. Mbetjet importohen nga vendet e BE.
 
VENDIM Nr. 672, datë 3.10.2012
Autorizimin e “ZODIAC” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve është 7 000 (shtatë mijë) ton. Mbetjet do të importohen nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.
 
VENDIM Nr. 929, datë 21.12.2011
Autorizimin e shoqërisë "Kurum Internacional", sh. a., për importin e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Sasia e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut, që importohet sipas kodeve të referuara është 600 000 tonë. Mbetjet importohen nga Serbia dhe Bullgaria
 
VENDIM Nr. 331, datë 18.4.2013
Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian.
 
VENDIM Nr. 673, datë 7.8.2013
Autorizimin e shoqërisë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, 600 tonë në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Greqisë.
 
VENDIM Nr. 653, datë 7.8.2013
Autorizimin e shoqërisë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve që importohet është 2000 (dy mijë) ton në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Italisë.

berisha vendiem faksimile
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim