TIRANE - Aksionet e Rezart Taçit në kompanitë e tij Taçi Oil dhe ARMO nuk mund të shiteshin. Ndaj tij, si debitor i keq, janë marrë tashmë një numër i konsiderueshëm vendimesh nga Gjykata e Tiranës për urdhëra ekzekutimi, me kërkesë të bankave ku ka marrë kredi, kompanive furnizuese si Albpetroli e kontraktorë të tjerë.
Gjykata i ka pranuar gati të gjitha ato dhe janë përmbaruesit privatë që janë ngarkuar të zbatojnë këto vendime.
Më 17 dhe 24 korrik të këtij viti, pra dy javë para se të kryhej shitja e aksioneve të Taçit, kompanitë përmbarimore ZIG dhe AB kanë depozituar në QKR njoftimin e sekuestros, që ndalon çdo veprim me aksionet, duke përfshirë ndalimin e shitjes së tyre.
Megjithatë, ministri Florjon Mima, më 31 korrik, ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e aksioneve, duke iu drejtuar direkt Rezart Taçit me një letër, në përgjigje të kërkesës së këtij të fundit, ku shprehej se ishte dakord që t’i shiste aksionet kompanisë nga Ishujt e Virgjër.
Po kështu, QKR ka të afishuar edhe në internet njoftimin për sekuestro, të cilët nuk janë revokuar nga përmbaruesit, por një gjë e tillë nuk ka penguar Qendrën e Regjistrimit të kryejë aktin e regjistrimit të kalimit të pronësisë dhe ndryshimet në organet drejtuese të ARMO-s.
Kjo është një shkelje e hapur e ligjit dhe flet për atë se gjithshka duhet të jetë bërë me urdhër nga lart.
Ndërkohë, dje zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, deklaroi dje se kompania blerëse është kontrolluar prej ministrisë dhe asaj i është marrë angazhimi se „do të njohë deri në një detyrimet e prapambetura të kompanisë, të krijuara gjatë kësaj kohe, që po krijohen apo do krijohen.
Mbi të gjitha, ruajtjen e punonjësve, pagesat e prapambetura, sigurimet shoqërore, pagat e tyre, çdo borxh ndaj palëve të treta. Absolutisht gjithçka”, deklaroi Bozdo.
Ai tha se “Heaney Assets Coorporation” vjen nga Azerbajxhani.
Duke iu referuar kufizimit në ndërhyrjen e Ministrisë së Ekonomisë për shitjen e aksioneve, Bozdo tha se nga privatizimi nuk kanë kaluar pesë vjet, çka kërkon edhe vlerësimin e METE-s. Vlerësimi është bërë dhe ai ka qenë pozitiv, sipas tij, kështu që ministrit i mbetej vetëm të jepte OK për transaksionin dhe kalimin e aksioneve në duar të tjera.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Firma misterioze blen ARMO-n