TIRANE - Kryeministri Berisha i jep një fond prej 13 milionë lekësh Presidencës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Sipas vendimit të bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë theksohet se është përcaktuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012, miratuar për Presidencën. Me propozim të ministrit të Financave është vendosur që Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, t’i shtohet fondi prej 13 milionë lekësh, për shpenzime korrente.
Kryeministria bën të ditur gjithashtu, se ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për këtë vit.
Ndërkaq, qeveria ka vendosur edhe kalimin në pronësi të Bashkisë se Tiranës të sipërfaqes 2 661 m² truall ndodhur në zonën kadastrale 8160.
Sipas vendimit te qeverisë, ky truall do të përdoret për interesa vendore.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com