TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e re të sëmundjeve profesionale. Nëse një person i cili vuan njërën nga sëmundjet e mëposhtme në punë, atëherë do të marrin një trajtim special në klinikën e sëmundjeve profesionale në QSUT. Gjithashtu, personat të cilët kanë shqetësime nga këto sëmundje mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore, një pension ose të ardhura, në varësi të dëmtimit. Lista e re e miratuar nga qeveria, do t’ju japë mundësi më shumë individëve të përfshihen në skemë, nëse sëmuren në punë.