Të ardhurat, pajsijet e kuzhinës, madhësia e familjes, makoina ose motorri janë disa nga kriteret e formulës së re të pikëzimit që ka miratuar qeveria. Vendimi më i ri i qeveria ka përcaktuar të gjitha kriteret për të marrë të plotë ndihmën ekonomike.

“Formula e unifikuar e pikëzimit përfshin parametra të lidhur në mënyrë empirike me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: të ardhurat nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia, blegtoria, trashëgimia dhe dhuratat.

Treguesit e vlerësimit, pjesë e formulës së unifikuar të pikëzimit, që ndihmojnë në përcaktimin e kritereve të pranueshmërisë së familjeve për përfitimin e ndihmës ekonomike, përcaktohen vetëm nga kriteret e mëposhtme.

Përditësimi i formulës së unifikuar të pikëzimit propozohet nga ministria përgjegjëse për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, në varësi të ndryshimeve të nivelit të varfërisë në vend, të publikuar nga INSTAT-i, dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, - thuhet në vendimin e Këshillit të ministrave

Ndihma ekonomike
Ndihma ekonomike, për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë, për një periudhë jo më shumë se 5 vjet.

Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike nuk aplikohet, për: Familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune, familjet me kryefamiljare gra, me të paktën një fëmijë që ndjekin arsimin bazë. Përllogaritja e masës së plotë të ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas strukturës së familjes, por nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 lekë në muaj.

Kur në përbërjen e strukturës së familjes, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar. Për bashkëshortët në proces zgjidhjeje martese, kur ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për secilin bashkëshort, do të jetë e përllogaritur në bazë të strukturës së familjes.

Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur është, si më poshtë: a) trinjakë 3 000 lekë, për çdo fëmijë; b) katërnjakë 4 000 lekë, për çdo fëmijë; c) pesënjakë 5 000  lekë, për çdo fëmijë. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në mbarimin e arsimit bazë, por jo më shumë se 18 vjeç. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3 000 lekë në muaj.

Kjo ndihmë ekonomike përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre. Masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare, të përcaktuar në urdhrin e mbrojtjes apo urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.

Masa e ndihmës ekonomike, për çdo jetim, është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në institucione deri në çastin e punësimit të tyre. 8. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën 300 lekë në muaj gjatë vitit shkollor.

Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet se janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, marrin një shtesë në masën 100 lekë.  Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshortja. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes.

ndihma ekonomike

ndihma ekonomike

ndihma ekonomike


dy.b/shqiptarja.com