Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Korreshi: Do dalim më të copëtuar, demokratët do shahen mes tyre! Shabani: S’ka pse të jetë çështje kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën, Partia Demokratike do të dalë më e copëtuar. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Korreshi tha se pas vendimit demokratët fillimisht do të shahen mes tyre, më pas do të nisin një lloj bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 majit, e më pas drejt një bashkimi.

‘Ky vendim është i vonuar! Nuk i bën mirë procesit zgjedhor ku kemi hyrë. Mendoj dhe gjykoj se prandaj nuk kishte interes protesta. Kishin më shumë interes se çfarë do të vendoste gjykata e Apelit. Do jem gjithë kohës në PD. Do dalë më e copëtuar pas vendimit të Apelit. Pas vendimit të gjykatës do të fillojnë dhe të shahen demokratët mes njëri tjetrit. Do të ketë këtë lloj tensioni. Njëra palë s’do pajtohet me tjetrën dhe do të shkojmë dy hapa mbrapa. Gjykoj se do të ketë një stepje. Vendimi i gjykatës pika 0 e e PD-së për të filluar një bashkëpunim e më pas për një bashkim.’- tha Korreshi.

Ndërkohë nga ana tjetër aktivisti i Nismës Thurje Endri Shabani thotë se çështja e vulës për Partinë Demokratike s’ka pse të jetë një çështje kombëtare, pasi është një problem i brendshëm brenda PD-së. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani tha se çdo aktor i ri tashmë merr më shumë vëmendje se Sali Berisha. I pyetur në lidhje me protestën e Berishës, Shabani tha se protestat e ish-kryeministrit nuk kanë më asnjë ndikim në shoqëri.

‘Nuk ka pse të jetë çështje kombëtare. Më duket një lloj inercie që mban peng edhe zhvillimin e vendit, pasi shoh që jo vetëm Nisma Thurje, e çdo aktor i ri merr shumë vëmendje se takimet e Sali Berishës me elektoratin e vet. Kjo e vështirëson edhe më shumë. S’ka asgjë që sot e thotë Sali Berisha që nuk e ka thënë në të shkuarën e që nuk e thotë sot. Unë si një aktor që e shoh një mënyrë të njëanshme me duket jo shumë e shëndetshme. E gjithë shoqëria ishte e ndikuar për çështjen pse po protestonin. Protesta e Sali Berishës nuk kanë asnjë ndikim në shoqëri,. Është si një ngjarje e izoluar diku dhe njerëzit bezdisen nga trafiku. Kjo tregon shumë për mënyrën se si aktorët politike janë izoluar nga shoqëria.’- tha Shabani.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare