Vendimi i Asamblesë, Ervin Bushati
do të Mbikëqyrë Financat e PS-së

Vendimi i Asamblesë, Ervin Bushati<br />do të Mbikëqyrë Financat e PS-së
Asambleja Kombëtare e PS-së mori sot disa vendime të rëndësishme për funksionimin e saj financiar.

Ervin Bushati, deputeti i Tiranës, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ekonomisë, është zgjedhur në krye të Këshillit të Mbikqyrjes Financiare në PS.

Në një koment në Facebook, ai falënderon Ramën dhe Ruçin për besimin. 
“PARTIA SOCIALISTE THEMELON KMF. 
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, veç të tjerash, u bë zgjedhja e Këshillit të Mbikqyrjes Financiare të Partisë(KMF).
Falënderoj kryetarin e Partisë Socialiste, Z. Edi Rama dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi për besimin dhe përgjegjësinë që më kanë dhënë si Kryetar i KMF
”,-shprehet Bushati. 

Kjo Asamble u plotësua me dy vendet vakante të dy nënkryetarëve, ku u zgjodhën Taulant Balla dhe Luljeta Dollani, dhe të sekretarit të kësaj Asambleje, Ulsi Manja. Gjithashtu, sipas parashikimeve statutore, u zgjodh kryefinancieri i partisë, znj. Dhurata Isufi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët