Vendimi i BE,dënohet Apple i   
detyrohet  Irlandës 13 miliardë euro

Vendimi i BE,dënohet Apple i   <br />detyrohet  Irlandës 13 miliardë euro
Apple duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro pasi, pas një hetimi 3 vjecar u arrit në përfundimin se kompania amerikane  ka  përfituar në mënyrë të paligjshme nga disa marrëveshje  cka e ka lejuar të paguajë më pak taksa sesa bizneset e tjera.

Vendimi u mor nga Komisioni Europian në Bruksel. “Traktati taksave me Irlandën, bënë që kompania të paguajë  vetëm 1% mbi fitimet në Evropë në vitin 2003, e 0.005% në 2014” u shpreh komisionerja Margrethe Vestager.

“ Shtetet e BE nuk mund t'u japin përfitime kompanive të caktuara,kjo është kundra ligjeve të unionit” shtoi komisionerja.

Vestager tha se marrëveshjet e taksave mes Irlandës dhe Apple treguan se  përfitimet e kompanisë nuk korrespondonin në realitet me situatën ekonomike të saj.

Kompania Apple është shprehur se do ta apelojë vendimin duke thënë se ky vendim do të ketë efekte në investime dhe krijimin  e vendve të reja të punës në Europë.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave