Reagimet nga politika për vendimin e CDU/CSU për të votuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Bardhi: Edi Rama gënjen shqiptarët për të treten herë radhazi për negociatat

Të shumta kanë qenë reagimet nga opozita lidhur me vendimin e grupimit më ta madh politik gjerman, CDU-CSU për "OK" lidhur me çeljen e negociatave. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, më tepër me vendimin ka reaguar me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, ky është mashtrimi i tretë i kreut të qeverisë. Mëtepër tek vendimi pozitiv, PD-ja është ndalur mes rreshtave, aty ku parlamenti gjerman ndalet të komentojë krizën politike në vend, edhe pse ato thekson domosdoshmërinë e uljes në një tryezë dialogu të gjithë forcave politike për ta gjetur një zgjidhje, në të kundërtën do të ndikojë në rrugën e çeljes së negociatave.  

"Bundestagu ka shprehur vullnetin e ditur prej kohësh për t’i hapur negociatat me Shqipërinë, por nuk ka autorizuar qeverinë gjermane të përcaktojë një datë për nisjen e tyre, siç ka bërë me Maqedoninë e Veriut.  Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte, në mënyrë që të nisë realisht bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin e Europian. Çdo gjë tjetër që u thuhet shqiptarëve nga Edi Rama, Taulant Balla dhe klonë të tjerë të Ramës është gënjeshtër, është mashtrim, është propagandë! Mashtrimet e Edi Ramës nuk i hapin dot negociatat! Europa na pranon me strandarde dhe jo me propagandë e mashtrime!

Lajmi i vërtetë i mirë nga Bundestagu është se ai njeh krizën e rëndë në Shqipëri dhe kërkon zgjidhjen e saj për të mos dëmtuar negociatat. Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, kërkon ndëshkimin e atyre që vodhën zgjedhjet dhe kërkon vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të 30 Qershorit.  Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, në mënyrë që të nisin negociatat. Kërkon ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Lartë, SPAK-ut, që të futen në burg zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin.

Ora 21:52
Braçe sulmon Bashën, Pollon e Vasilin: Zarat, deri dje thonin se s'ka 'PO' nga Gjermania...'tallet' me Çim Pekën

Reagimin e tij, zv.kryeministri Erion Braçe për çeljen e negociatave e ka bërë në formën e një kundërpërgjigje për përfaqësuesit e opozitës që e panë si një dështim të qeverisë caktimin e disa kushteve. Ai nuk ka kursyer edhe ironinë për drejtuesin e portali Syri.Net, ku dhe ishte zanafilla edhe shpërndarjes në mënyrë masive të një lajmi të rremë për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30.

 "GJERMANIA VENDOS: PO NEGOCIATAVE TE BE ME SHQIPERINE!

ZARAT ne sulm! Deri dje: S'ka PO nga Gjermania! Tani, pas PO-se: Ka kushte", shkruan Braçe.

Fotoja që i ka bashkangjitur postimit të tij
Ora 21:25
Ish-deputetja e LSI-së: Faleminderit Gjermania që i shtuat kushtet, negociatat do shtyhen

"PO" e CDU-CSU pwr çeljen e negociatave ka sjellë reagime të shumta nga politika. Është ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. AJo është ndalur specifikisht tek një paragraf, ku bundestangu gjerman bën analizë të situatës politike në Shqipëri.

" Kur kupton se “skanerin” e situatës ku ndodhet vendi yt e bën më mirë qeveria e parlamenti gjerman, se sa qeveria shqiptare...

A do të mundet tani propaganda e Ramës të fshehë në ndonjë formë vendimarrjen e Bundestagut? Çfarë justifikimesh do gjejë këtë herë shkaktari kryesor i kësaj gjendje? Me gjithë keqardhjen e thellë që hapja e negociatave do të shtyhet sërish, duhet t'i falenderojmë që i shtuan kushtet. Fundja, ne kemi tre vite që i kemi hapur shampanjat e festës...", shkruan Mehmetaj.

Ora 20:15
CDU/CSU voton pro hapjes së negociatave/ Vasili: Kryeministri u marros, falenderon Gjermaninë se u shtuan kushtet

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar komentuar reagimin e kryeministrin Edi Rama pas vendimit të grupimit më të madh politik gjerman CDU/CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinq.

Vasili thotë se kryeministri u marros, duke falenderuar Gjermaninë se u shtuan kushtet, se për hapje të negociatave nuk bëhet fjalë gjëkundi.

"Kryeministri u marros!!

Kryeministri falenderon Gjermanine se u shtuan kushtet,se per hapje negociatash per Shqiperine nuk behet fjale gjekundi.

Mbase i marri falenderon per Maqedonine,qe i hap negociatat ne janar", shkruan Vasili.

Ora 20:04
Vendimi i CDU/CSU, Basha: Gjermania konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë, kushtet konfirmojnë dështimin e qeverisë

1560507315_lulzimbasha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të partisë koalicionit më të madh politik gjerman CDU/CSU për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. Basha thotë se vendimi konfirmon vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë, por shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

"Partitë qeverisëse në Bundestag kanë miratuar sot 9 kushte për tu plotësuar që Shqipërisë ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.

Ju shpreh mirënjohjen ligjvënësve gjermanë dhe në veçanti partive tona simotra CDU-CSU, të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar. Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër.

Vendimi i CDU/CSU dhe SPD për hapjen me kushte të negociatave e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Në emër të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar, garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë", shkruan Basha.