Vendimi i DASH është politik personal i Sekretarit të Shtetit apo vendim strategjik e politikë i SHBA-ve?

Vendimi i DASH është politik personal i Sekretarit të Shtetit apo vendim strategjik e politikë i SHBA-ve?

Sali Berisha

Ka disa dilema që përdoren këto ditë nga disa persona që ndoshta në SHBA-të, profesion të vetëm kanë atë bërit shitës në ndonjë dyqan! Këto persona që po trumpojnë në studiot televizive shqiptar me një megaloman të stilit donkishoteskë, janë më origjinë shqiptare, jetojnë në SHBA-të dhe këtu në Shqipëri prezantohen sikur kanë informacione më shumë se institucionet e shtetit më demokratik në Botë! Dilemat që këta përdorin deri në konspiracion janë:

1. Vendimin e ka marrë Sekretari i Shtetit dhe kjo bëhet qëllimisht duke e distancuar atë nga institucioni që ai përfaqëson. Pra, duan ta trajtojnë  si vendim personal! Në fakt vendimi është i Departamentit të Shtetit Amerikan e për pasojë është vendimi zyrtar i SHBA-ve. Pse ka ardhur ky vendim? Ky vendim ka ardhur si pasojë e politikave të reja që kanë SHBA-të në Ballkan dhe kjo është e diktuar nga interesat gjeopolitike dhe po ashtu edhe nga rrethanat e influencave të fuqive të tjera në Rajon

2. Aludimi tjetër është se nëse do të ishte Trump, ky vendim nuk do të ishte marr! Ky është vetëm aludim, sepse për sa kohë ai nuk është, nuk mund ta dimë se çfarë do të bënte! Një gjë është e sigurt, se politika e SHBA-ve në Shqipëri dhe në Ballkan është e vazhdueshme dhe e pandryshuar. Mandje, në kohën e presidentit Trump, ambasadorët e SHBA-ve, kanë qenë po aq të ashpra sa edhe sot, siç ishte rasti edhe me ambasadorin Lu me mesazhet e dërguar disa deputetëve për të votuar pro reformës në drejtësi! Disa nga aludimet duke përdorur e keqpërdorur emrin e presidentit Trump është ai se Biden është thuajse një "antishqiptar"! Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse pas viteve '90, kur Trump bënte biznes, Biden ka ngritur e ka luftuar hapur me pozicionimin e tij zyrtar në favor të kauzës së Kosovës! Mandje, Trump me filozofin apo moton e tij  "America First", kishte për qëllim thuajse për të rikthyer në pozicione izoluese SHBA-të duke e bërë vëmendjen e këtyre të fundit më të vogël për shqiptarët në Ballkan dhe për të ardhmen e Kosovës!

3. Aludimi tjetër është se SHBA-të e bëjnë politikën falë lobeve. Ok! Kjo nuk është risi, sepse kjo është historia e SHBA-ve, por nëse sot forca lobuese dhe vendimmarrëse e SHBA-ka vendosur të marrin vendime me shpalljet "Non Grata" të disa liderëve, atëherë si është më mirë për ne shqiptarët, të bëjmë luftë me mullit e erës kundër SHBA-ve për interesat e disa politikave shqiptar që janë "Non Grata", apo të mbështesim vendimin zyrtar të SHBA-ve si vendim edhe pro të ardhmes së Shqipërisë dhe demokracisë!

4. Aludimi tjetër është se Republikanët nuk do të ishin ose nuk janë dakord me këto vendime të Dash! Kjo nuk ka asnjë bazë vërtetësie nga njëra anë dhe nga ana tjetër, po tentohet edhe një ndarje mes tyre, duke shpresuar ndjekësit e presidentit Trump për lindin e një formacioni konservator. Zyrtarisht, në nivel partiak, Partia Republikane nuk ka asnjë qëndrim pro ose kundër së shpalljes së personave "Non Grata" që ka bërë Dash!

5. Aludimi tjetër është shpresa e rikthimit të presidentit Trump e bashkë me ardhjen e tij, do të shpëtojnë edhe personat "Non Grata" në Shqipëri. Pavarisht, se në politikë ka vend shprehja "Never, say never", unë, mendoj se pas ngjarjeve të Capiton Hill, mundësia e rikthimit të Trump është shumë e vogël, por edhe nëse do të ndodhte, nuk do të kishte një ndryshim në lidhje me politikat apo vendimet e Dash! Mandje, me idenë e konspiracioneve të mundshme, Trump me ardhjen e tij do e shtonte akoma më shumë nëpër botë listën e personave "Non Grata!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tropoja: 12/11/2021 09:14

    Saliu eshte i "pamposhtur" tani qe do ti sjelle spaku dhe Rezart Tacin,as nuk ja ndjen per ameriken,Ha mor sali,mor sali sa kusure qe ke ti,vec ke tall b... me ket shqipri per me i sherby vjerres ne serbi por tash ke vdek e ske me fuqi bashke me tacin do jesh ne qeli

    Përgjigju
  • Fredi: 12/11/2021 06:07

    Hipokrizia eshte maske per te zbukuruar imoralitetin. Te vesh prestigjin e nje kombi te madh si SHBA sikur eshte ne lufte me nje individ, qofte ky Berisha apo Papa i Romes, eshte me pertej, eshte ne ekstrem te injorances tipike qe karakterizoni servilet dhe puthadoret. Kurre mos u befshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë