SHBA- Dëshira e Elon Musk për të ulur shpenzimet, ka bërë që situata e Twitter në selinë e saj qendrore në San Francisko, të përkeqësohet. Erë e keqe, mungesë pastërtie dhe tualete të pista. Kështu e përshkruajnë disa burime për NYTimes. Vendimi i Musk kanë shkaktuar kaos në jetën e përditshme të punonjësve dhe tek ato pak që kanë mbetur.
Në selinë qendrore katër kate u mbyllën, duke lënë punëtorët të grumbulluar në vetëm dy. Shërbimet e pastrimit janë ndërprerë kryesisht pasi punëtorët hynë në grevë për paga më të mira. Punëtorët flasin për tualete të pista, ndërsa disa janë të detyruar të përdorin letra higjienike që marrin nga shtëpia.
Situata pritet të përkeqësohet edhe më tej, e ndërsa priten të tjera pushime nga puna.