Vendimi i fundit i Joe Biden trondit familjen Berisha, dhëndri u del 'në mbrojtje': Është për Ramën, Thaçin e Sorosin

Vendimi i fundit i Joe Biden trondit familjen Berisha, dhëndri u del 'në mbrojtje': Është për Ramën, Thaçin e Sorosin

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Vendimi i fundit i presidentit Amerikan, Joe Biden për konfiskimin e pasurive të të korruptuarve në Shqipëri, duket se ka shkaktuar alarm në familjen Berisha. Reagimi i parë pas këtij vendimi, vjen nga dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Ai shkruan se ky vendim është marrë për Edi Ramën, Hashim Thaçin, pasi ata të dy kanë dashur të stabilizojnë Ballkanin, duke kërkuar ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ndërkohë që vendimi flet qartë, për ata që janë përfshirë në korrupsion, si Sali Berisha dhe familjarët e tij.

“Soros-Vucic-Rama-Thaci duhen konfiskuar pasuritë pasi provokimi me ndryshimin e kufinjve ishte akt lufte dhe destabilizimi më i rendë që mund tëimagjinohet për Ballkanin”, shkruan Malltezi.

Presidenti i SHBA, Joe Biden nxorri dje një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin edhe Shqipërinë, ku parashikon bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Në një letër që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në të do të jetë përfshirë edhe Shqipëria. Në urdhërin ekzekutiv kërkohet Bllokimi i Pronës dhe Pezullimi i Hyrjes në SHBA të Personave të Caktuar, që Kontribuojnë në Situatën Destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. 

Kjo duket si një goditje tjetër për ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij pas shpalljes "Non Grata" pak ditë më parë nga SHBA. Sipas këtij urdhri, Berisha dhe familja e tij rrezikojnë t'u bllokohet pasuria që kanë në SHBA. Por nuk është vetëm Berisha ai që rrezikon nga ky vendin i Biden, pasi të shpallur "Non Grata" nga SHBA janë edhe ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe Vangjush Dako.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 09/06/2021 22:21

    Prit pak se po vjen gjygji i grabitjes se klybit Partizani.Nuk ja ngel USA te pyesi Saliun ta ndaj api jo Kosoven.Vetem rrena se DASH e ka percaktuar qarte pse jeni bon grata per ta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja