Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë dhe i pandehur për dosjen e aferës “Partizani” prej më shumë se një viti, ka reaguar sot (3 Janar) pas vendimit të GJKKO-së, që la në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, por me prezencë dy herë në muaj në SPAK.
Edhe pse nuk e ka pritur mirë, ai është ‘zbutur’, duke thënë se do e zbatojë këtë vendim, por ka shtuar se “çështjen tani e ka në Strasburg". Berisha sulmoi edhe organin e akuzës si "Skrapi i partisë" dhe kryeministrin Rama, duke e cilësuar vendimin "pilulë elektorale" për të.
I pyetur nëse do e respektonte vendimin, ai u shpreh:
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i Partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të SKRAP-it nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politik.
Vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani e kam në Strasburg. Këtë rast do e çojmë atje t’i shtohet dosjes”.
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO-së rikthen masën e sigurisë për Berishën: Të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Kryetari i PD-së: Do e zbatoj
A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
44.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 8235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Një zgjidhje për Jozin, Tanin e Tutin që nuk duan dënimin e Berishës
5 Janar, 12:46
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Ylli Pata: Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD
4 Janar, 18:55
-
Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren Gjoka e Dumanin: Do ua nxjerr për hundësh! Krahason veten me Trump
4 Janar, 12:31
-
Apeli i GJKKO i ktheu masën 'detyrim paraqitjeje', të hënën Berisha duhet të paraqitet në SPAK! Refuzon të firmosë marrjen në dijeni, SMS strukturave
4 Janar, 12:01
-
Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi
4 Janar, 09:52
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
Ylli Pata: Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!
3 Janar, 18:51
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
-
Apeli i GJKKO-së riktheu masën e sigurisë! Berisha vërsul besnikët kundër gjyqtarit Pëllumbi, Noka: O surrogato! Pse të shkojë në SPAK, të pijë kafe me Dumanin?
3 Janar, 16:41
-
Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi
3 Janar, 15:14