Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në Itali fëmija i parë që merr 2 mbiemrat e prindërve është shqiptar

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në Itali  fëmija i parë që merr 2 mbiemrat e prindërve është shqiptar

Foto ilustruese

ITALI- Më 31 maj në Itali lindi fëmija i parë që në certifikatën e lindjes do të ketë të dy mbiemrat e prindërve. Ky është rasti i parë që zbatohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fëmija është nga një çift i pamartuar dhe prindërit zgjodhën mbiemrin e babait të tij, 21-vjeçarit me origjinë shqiptare, i ndjekur nga mbiemri i nënës së tij, 19 vjeç, nga Kalabria me banim në qytet. Më pas fëmija do të regjistrohet si banor në komunën kalabreze të vendbanimit të nënës.

Ditët e fundit, në fakt, një qarkore e Ministrisë së Brendshme i bëri funksionale dispozitat e reja, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të vendimit që shpalli jo kushtetues rregullin që nuk i lejonte prindërit, të cilët donin që t’i venin fëmijës vetëm mbiemrin e nënës dhe që në mungesë të konsensusit mes tyre, të vendosej vetëm mbiemri i babait dhe jo atë të të dy prindërve.

Sipas rregullave të reja, në pritje të një ligji që përcakton mirë rregullat, në certifikatat e lindjes mbiemri i fëmijës duhet të përpilohet me mbiemrat e prindërve, sipas renditjes që ata vendosin (në fillim babai, pastaj nëna ose anasjelltas). Nëse prindërit nuk kanë marrëveshje për caktimin e mbiemrave, kërkohet ndërhyrja e gjyqtarit. Prindërit, megjithatë, mund të bien dakord edhe për atribuimin e një mbiemri të vetëm, i cili mund të jetë ose atëror ose nga nëna.

Në qarkore Ministria e Brendshme saktëson se “marrëveshja mes prindërve është thelbësore për t’i atribuar fëmijës mbiemrin e vetëm njërit prej prindërve. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje, duhet t'i atribuohen mbiemrat e të dy prindërve, sipas radhës që ata vendosin. Më tej, nëse nuk ka marrëveshje për rendin e caktimit të mbiemrave, Gjykata Kushtetuese - në të njëjtën fjali - saktësoi se është e nevojshme ndërhyrja e gjyqtarit, të cilën tashmë sistemi ligjor e parashikon për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për zgjedhjet për fëmijët”.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 09/06/2022 07:33

    Ky vendim i dy mbiemeave eshte me koh djali im ka nje vajz dhe esht 4 vjece dhe i ka te dy mbiemrat Sepse kjo eshte per ata cifte qe jan te pamartuar prandaj kan vendos te dy mbiemrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Macron më tha se asgjë nuk do të ndryshojë për Kievin

Zelensky: Macron më tha se asgjë nuk do të ndryshojë për Kievin