Vendimi i Gjykatës për simpatizantët e PD-së, Voltana Ademi reagon sërish: 30 qershori ka vdekur! Rama drejt fundit të sigurt

Vendimi i Gjykatës për simpatizantët e PD-së, Voltana Ademi reagon sërish: 30 qershori ka vdekur! Rama drejt fundit të sigurt



Pas vendimi të Gjykatës për të lënë në arrest shtëpie ish-deputetin e PD-së Bardh Spahisë, arrest me burg për 30 ditë, dy punonjësit e policisë bashkiake në Shkodër, kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi ka reaguar sërish duke thënë se këto vendime janë politike.

Ademi shkruan se Shqipëria i përngjan vitit 1945, në kohën e komunizmit. Sipas saj vendimi i gjykatës është me urdhër të kryeministrit Rama.

Me pas në mbyllje të mesazhit të saj, Voltana Ademi shkruan se 30 qershori ka vdekur.

Kujtojmë se Gjykata dha vendimin edhe për dy simpatizantë të PD-së, për njërin arrest shtëpie dhe për tjetrin detyrim paraqitje.

Reagimi i plotë:

Shkodra si në vitin 1945!

Sot shkodranët por edhe shqiptarët, panë me sytë e tyre apo përmes mediave skena që i kujtuan trajtimin që iu bë baballarëve të tyre nga diktatura komuniste.

Mbi 70 forca policie dhe FNSH-je rrethuan Gjykatën e Shkodrës dhe bllokuan qarkullimin në rrugën para saj. As kur janë gjykuar kriminelët më të rrezikshëm nuk ka patur një dislokim të tillë!

E për çfarë? Për gjyqin politik të 6 personave të arrestuar paligjshmërisht nga policia politike e Edi Ramës!

Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krimin e vjetër elektoral të faktuar me audio- pergjimet e prokurorisë por edhe në krimin e ri që po konsumohet në sytë e të gjithë shqiptarëve, po shkon drejt fundit të tij të sigurtë në politikë.

Me lënien në burg të Alfredit dhe Gentianit, me arrestin në shtëpi për Bardhin, Adin, Aleksin dhe Orlandon, Edi Rama dhe drejtësia e kapur prej tij nuk bënë asgjë tjetër vetëm se i shtuan një tjetër faqe të zezë zullumit ku janë zhytur prej 6 vitesh.

E drejta e protestës nuk mund të burgoset, e drejta e fjalës nuk mund të na mohohet, të drejtat e fituara me sakrifica sublime nga 1990-a e këtej, nuk mund të na i gllabërojë askush!

Sot nga Shkodra, Edi Rama mori përsëri mesazhin më të fortë që do të jehojë deri në largimin e tij nga pushteti i fituar me votime të vjedhura, me drogën që mbuloi Shqipërinë:

Asnjë hap pas! Asnjë tërheqje! Vetëm përpapa! Përballë tij dhe falangave të verbra që po i sherbejnë edhe në shkelje të ligjit! Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë votime pa opozitën! 30 qershori ka vdekur dhe është kallur!

Përpara deri në fitore, në fitoren e Shqipërisë e shqiptarëve, të zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta, për Shqipërinë si gjithë Europa!


Lajmi kryesor:

I vunë flakën KZAZ në Shkodër/ Spahia nga qelia në arrest shtëpie: Vendim politik, ika të qetësoja situatën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja