Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka kryer një nga shkeljet më të rënda të tij, e që duhet të jetë objekt hetimi nga ana e prokurorisë shqiptare. Bëhet fjalë për transaksionet e dyshimta të parave që FSHF-ja ka derdhur në arkat e klubit të Tiranës. FSHF-ja në shkelje të çdo ligji të shtetit shqiptar i ka kaluar parat e UEFA-s, Tiranës, në rrugë të dyshimta, pasi klubi bardheblu i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të disa gjyqeve të humbura. Derdhja e këtyre parave në rrugë jo ligjore në drejtim të ekipit kryeqytetas, ka bërë që zyra përparimbore të bllokojë dhe llogaritë bankare të FSHF-së, e cila është zhytur në një krizë financiare duke pasur vështirësi dhe në rrogat për punonjësit e saj.
Gazeta TemA ka siguruar dokumentin që tregon qartë vendimin e bllokimit të llogarive të klubit të Tiranës prej shumë muajsh. Në dokument tregohet qartë urdhri i Gjykatës Gjyqësore të rrethit Tiranë ku kërkon vendosjen nën sekuestro të llogarive bankare të këtij klubi.
Mirëpo pavarsisht këtij vendimi, Armando Duka ka shpërfilluar vendimin e Gjykatës dhe të zyrës përbarimbore duke ia kaluar lekët në mënyrë të jashtëligjshme skuadrës së Tiranës. Tirana përfitoi nga UEFA rreth 1 milion euro nga pjesëmarrja në fazën paraleminatore të Champions League ku dhe arriti të shkojë deri në play off, si dhe nga e drejta televizive. Këto shkelje të rënda dukë shpërfillur vendimet e Gjykatave, tregojnë arrogancën që Armando Duka ka dhe arsyet pse ai nuk e lëshon dot karrigen e FSHF-së. Largimi i tij nga ai post do të hapte letrat dhe shkeljet akoma të rënda që ai ka bërë në këto 20 vite që e ka pushtuar Federatën, ndaj dhe kërkon ta mbajë peng dhe për disa vite të tjera. (TemA)
Dokumenti
Lajmi kryesor:
Skandal me fondet e UEFA-s, bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme! Vendimi i Gjykatës së Tiranës që u shkel nga Armando Duka (DOKUMENTI)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa e Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Renditja/ Superliga rikthehet me ndeshjet e para për 2025, spikat 'Klasikja' Vllaznia - Tirana! Dinamo në udhëtim, Partizani në shtëpi
9 Janar, 10:17
-
Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi
7 Janar, 13:36
-
1 janar 2025, hyn në fuqi rregulli për të huajt! Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar
1 Janar, 13:30
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8 luhen më 14 dhe 15 janar 2025
30 Dhjetor 2024, 10:00
-
FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, e pësojnë edhe tre klube të tjera shqiptare
30 Dhjetor 2024, 08:52