Vendimi i Kryesisë së PD-së, zgjedhjet për kreun e ri më 29 korrik! Afatet e vendosura, rreth 1 muaj fushatë për kryetar

Vendimi i Kryesisë së PD-së, zgjedhjet për kreun e ri më 29 korrik! Afatet e vendosura, rreth 1 muaj fushatë për kryetar

1684920476_seliaepd.jpg

Pas 10 orësh mbledhje, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun partisë më 29 korrik. Report Tv sjell të plotë vendimin e Kryesisë, i cili u miratua me 17 vota pro 2 kundër dhe 3 abstenim. Kryesia ka vendosur afat deri më 20 qershor për dorëzimin e kandidaturave për kreun e ri të partisë, ndërsa pritet me interes nëse do të futet në garë edhe Lulzim Basha, i cili tashmë i është rikthyer politikës aktive. Ndërkohë, Kryesia u ka lënë kandidatëve rreth 1 muaj kohë për fushatën për kreun e partisë dhe më pas do të mbahen zgjedhjet. Sa i takon Kuvendit Kombëtar, duhet të mbahet brenda muajit shtator, për të bërë edhe ndryshimet stautsore.

Vendimi i Kryesisë së PD-së
PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

1. Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.
a. Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;
b. Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.
c. Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

2. Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:
a. Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;
b. Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;
c. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;
d. Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3. Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarësisë;

4. Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Lajmi kryesor:

10 orë debat! Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, 2 dorëheqje brenda kryesisë! Tabaku dorëhiqet nga posti i nënkryetares


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë