Gjykata Kushtetuese vendosi pak ditë më parë pezullimin e ndërtimit të Teatrit të ri, ku shfuqizoi vendimin për kalimin e pronësisë nga Ministria e Kulturës drejt Bashkisë Tiranë, ndërsa për prishjen e godinës nuk mori vendim për shkak të mos arritjes së një shumice prej 5 votash.
Aktori Neritan Liçaj dhe njëkohësisht aktivist në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se ky vendim i kushtetueses është i qartë si drita e diellit që ka fituar dhe se është i gjithi një vendim në favor të Aleancës. Liçaj tha se qeveria dhe bashkia kanë shkelur kushtetutën dhe se për këtë duhet të japin llogari. Më tej aktori shtoi se ai Teatër një kokë do ta hajë, ndërkohë që sipas tij aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.
'Unë e kuptoj që janë shumë keq, sa herë gjendet keq pushteti fillon dhe ngre alibi. Sado që të përpiqesh që të bindësh opinionin aty janë letrat. Aleanca ka fituar dhe vendimi është i tëri pro Aleancës. Është e vërtetë si drita e diellit. Ke shkelur kushtetutën! T'i do të japësh llogari. Teatri ishte funksional. Gjithë Kombi duhet të ishte i përqendruar në shkeljen e neneve të kushtetutës. Ato do ta kenë njollë të zezë për tërë jetën. Ngrite kartonin për të prishur Teatrin Kombëtar dhe sulmuan sulmuam politikisht, por edhe fizikisht aktorët dhe qytetarët. Ai Teatër një kokë të rëndësishme do ta haje, në kuptimin figurativ. Aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik.'- tha Liçaj.
Sa i takon projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nga projektuar nga grupi Grupi Bjarke Ingels, Liçaj tha se ai është furrik dhe se do të jetë si stadiumi me restorante dhe një sallë e vogël për Teatrin.
'Projekti i Bjarkë është një furrik. Teatri do jetë si stadiumin ca restorante dhe një sallë e vogël. Nuk ka asnjë detaj për projektin dhe nuk ka një njeri të më tregojë projektin, ja ulëset ku janë, ja dhomat e ndërrimit, ja grimi. Bjark nuk mund të më sjellë mua si risi se aktorët do të duken nga rruga. Kjo është fyerje.'- tha Liçaj.
Lajmi kryesor: