Vendimi i Parlamentit holandez, Meta: Plotësimi i të gjitha kushteve, përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi

Vendimi i Parlamentit holandez, Meta: Plotësimi i të gjitha kushteve, përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez, që u shpreh sot dakord me Qeverinë për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Me një postim në Facebook, Meta thotë se plotësimi  të gjitha kushteve, do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Ndërsa uron që Këshilli të vendosë më 22 qershor për një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, Meta thotë se fokusi duhet të jetë tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.

"E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve", shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Edhe Parlamenti si Qeveria, Holanda me vendim unik dhe historik për Shqipërinë: Të përcaktohet sa më shpejt data për negociatat me BE-në


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë