Vendimi i qeverisë, Klubi i Dinamo
i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë

Vendimi i qeverisë, Klubi i Dinamo<br />i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë
“Klubi Sportiv Dinamo” tashmë do të jetë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Qeveria ka vendosur që të kalojë Klubin e Dinamos në pronësi të bashkisë, përfshirë edhe pronat që ka ky klub. Pas një situate të vështirë ekonomike tashmë do të jetë Bashkia e Tiranës e cila do ta administrojë situatën e Dinamos si dhe pronat e saj të cilat zënë një hapësirë prej 75 917 m2.

“Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pronës me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo”, Tiranë, me numër pasurie 832, përkatësisht në administrim të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ta përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta kulturore dhe sportive”, - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Pronat
Pronat që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë janë: Trualli pranë pishinave dhe Kopështi Zoologjik. Palestra e lojrave. Fusha Futbolli 2. Fusha Tenisi 2. Fusha Volejbolli 1. Fusha basketbolli 2 dhe trualli sportiv pranë Stadiumit “Qemal Stafa”.  E vetmja pronë që do të vazhdojë të jetë në administrimin e Ministrisë së Arsimit është godina kryesore e Klubit Dinamo. Por vendimi i qeverisë saktëson se asnjë prej pronave nuk mund ti ndryshohet destinacioni, përveçse të përdoren për qëllime sportive ose kulturore. Prona pas stadiumit “Q.Stafa”

Një ndër pronat që i ka kaluar bashkisë është edhe trualli pranë Stadiumin “Qemal Stafa”. Aktualisht për këtë pronë ka patur disa pretendime, ndërsa sot një pjesë e saj është kthyer në një parkim privat. Do të jetë Bashkia e Tiranës e cila do të vendosë nëse aty do të bëhet ndonjë fushë sportive apo diçka tjetër me akrakter kulturor.

Bashkia me dy klube
Bashkia e Tiranës do të administrojë dy klubet e kryeqytetit Tiranën dhe Dinamon, të cilat vite më parë kanë patur një konkurrencë të madhe mes tyre. Nëse për “Klubin e Futbolli Tirana”, bashkia ka vetëm një pjesë të aksioneve, “Kulbi i Futbollit Dinamo” do të jetë tërësisht nën administrimin e saj. Mbetet për t’u parë mënyra se si do të veprojë për të ringritur Klubin e Dinamos, i cili sot ndodhet në kategoritë e parë dhe prej disa vitesh është larguar nga kategoria superiore. Nga sezoni i ardhshëm, Dinamo do të administrohet nga Bashkia e Tiranës.


dinamo

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani