Janë pesë Vendime të Këshillit të Ministrave, të miratuara ditën e djeshme, me anë të të cilave përcaktohet detyrimi i shtetit për shpronësimin e subjekteve private për pasuritë e tyre të zëna për ndërtimin e veprave të infrastrukturës.
 
Katër prej tyre shpallin emrat dhe sipërfaqet e pronarëve që shpronësohen për zgjerimin e rrugës nacionale në segmentin Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti 7 dhe 10, me rrugët dytësore; rrugës Qukës-Qafë Thanë dhe Levan-Tepelenë.
 
Fondi total do të jetë 1.4 milionë euro. Ndërsa me një VKM tjetër shpallet shpronësimi i pronarëve për vënien në punë të HEC-eve lokale në Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e
Fanit dhe Fang, me fond total prej 2.5 milionë eurosh.