Vendimi i qeverisë/ Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do zgjasë deri në 31 dhjetor 2022

Vendimi i qeverisë/ Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do zgjasë deri në 31 dhjetor 2022

Foto ilustruese

TIRANË- Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do të zgjasë deri në 31 dhjetor 2022. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse. Për rrjedhojë qeveria ka vendosur që kjo gjendje emergjence të vijojë deri në fund të 2022, ku kulmi pritet të shënohet nga mesi i vitit, me çmime që nuk priten të ulet edhe pas krizës, të paktën sipas parashikimeve të deritanishme. 

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: 1. Pika 3 shfuqizohet. 2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022", thuhet në vendim. 

Gjendja e emergjencës në Shqipëri u shpall në 8 tetor 2021 nga kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi edhe një plan me 3 pika, thelbi i së cilës ishte që nuk do të kishte ndërprerje të energjisë elektrike dhe jo rritje të çmimit. Qeveria ka planifikuar vendosjen e një fashe prej 700 kWh për qytetarët, të cilët nëse e kalojnë këtë shifër, atëherë do duhet që të paguajnë diferencën me 18 lekë për kilovatin, praktikisht si një biznes i vogël. Më herët, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku  bëri me dije se Shqipëria ka marrë 2 anije me qira që do të prodhojnë energji elektrike, që të krijojë pavarësi dhe siguri për konsumatorët. Nga ana tjetër, prej javësh, me qëllim kursimin e energjisë, është marrë vendimi që të fiken dritat në akset kryesore të vendit dhe institucionet pas orës 00:00.

Kriza energjetike ka shërbyer edhe si një arsye për përplasje mes mazhorancës dhe opozitën, me këtë të fundit që thotë se kjo nuk ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë, por si rezultat i korrupsionit dhe i keqmenaxhimit të qeverisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë