Vendimi i qeverisë/ Ish godina e KLSH i kalon organit të Vettingut

Vendimi i qeverisë/ Ish godina e KLSH i kalon organit të Vettingut

Ish godina e KLSH

Gjatë një mbledhje që ka zhvilluar Këshilli i ministrave, u diskutua dhe u mor vendimi për kalimin e ish godinës së KLSH( Kontrolli i Lartë i Shtetit) në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Drejtësisë të një pjese të kësaj godine. Konkretisht Këshilli mori disa vendime:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13, 14 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Drejtësisë të një pjese të godinës, aktualisht në përgjegjësi administrimi të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për rikonstruksionin e hyrjes kryesore për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, sipas të dhënave të pasurisë dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ministria e Drejtësisë nuk mund ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së