TIRANE- Përmes një njoftimi zyrtar, Enti Kombëtar i Banesave ka ftuar të gjithë familjet nuk kanë arritur të tërheqin kreditë e miratuara brenda afatit, të kërkojnë shtyrjen e termave kohore. “Për të gjithë përfituesit e kredisë së butë me 3% interes, të cilët ende nuk kanë mundur të mbyllin procedurat brenda afatit 6 mujor me qëllim tërheqjen e kredisë, kanë mundësinë që ende pa skaduar kjo periudhë kohore të kërkojnë shtyrjen e afatit”, thekson në njoftimin zyrtar Enti Kombëtar i Banesave. Rreth 2.500 kredi të buta, të miratuara nga Qeveria Berisha, u pezulluan pas ndërrimit të pushteteve për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ndërkohë që këtij numri i shtohen edhe rreth 3 mijë familje të tjera, të cilave ju afruan kredi të buta pasi banesat e tyre ju kthyen pronarëve.
/Shqiptarja.com












