TIRANE- Qeveria ka miratuar listën e 500 familjeve që do u është miratuar kërkesa për legalizimin e banesës. Vendimi i Këshillit të Ministrave prek qarkun e Tiranës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës, Shkodrës, Elbasanit, Beratit, Korçës, Lezhës, Durrësit si dhe Kukësit.

Pas këtij vendimi do të jetë Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale që do të kryejë procedurat e kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesit e ndërtimeve pa leje.