TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar të drejtën e marrjes së pronësisë së truallit për 460 pronarë ndërtimesh pa leje. Në këtë mënyrë këtyre pronarëve u lind e drejta e nisjes së procedurave dhe pagesës së truallit për të bërë të mundur legalizimin e ndërtimit pa leje.
Në vendim saktësohet se nw total janë 136 mijë e 502 metër katrorë troje që do të kalojnë në pronësi të ndërtuesve pa leje. Parcelat ndërtimore të cilat tashmë do të legalizohen janë në qarkun e Fierit, Beratit, Lezhës, Elbasanit, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Vlorës por edhe Tiranës. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesit e ndërtimeve pa leje.
/Shqiptarja.com

PDF/ Ja lista me 460 kalime pronësie