Gjykata kushtetuese shtyn për më 28 shtator vendimin për vettingun, vendim i planifikuar për tu dhënë këtë të mërkurë pas seancës të zhvilluar nga trupa gjykuese mbi bazë dokumentesh.
Me shumica votash gjyqtarët kushtetues vendosën që më 28 shtator të ftojnë në seancë publike palët e përfshira në këtë proces mes tyre paditësit shoqata kombëtare e gjyqtarëve dhe unioni i gjyqtarëve dhe palët e interesuara kuvendi dhe qeveria.
Në padinë me 94 faqe gjyqtarët kërkojnë që të shfuqizohen nenet të cilat ata i vlerësojnë antikushtetuese mes tyre, pengesa për tu dorëhequr gjatë kohës që janë në sitën e vettingut, marrja për bazë e opinionit publik në vlerësimin e tyre, deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë si dhe kontaktet me botën e krimit.
Kushtetuesja shqyrton për herë të dytë vettingun pasi dhe më parë e ka marrë në shqyrtim duke rrëzuar kërkesën e gjyqtarëve për shfuqizim të këtij ligji si pjesë e paketës për reformën në drejtësi.
Ndërkohë ky vendim i kushtetueses i shtyrë për më 28 shtator me një seancë publike nuk ndikon në verifikimin e nisur në terren nga institucionet përgjegjëse të cilat po kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në anën profesionale, figurën morale dhe atë të pasurive të krijuara ndër vite.
/Shqiptarja.com

VIDEO