Me ndryshimet e qeverisë ministrja e Insfrastukturës Belinda Balluku mori postin si zëvendës kryeministre, në vend të Arben Ahmetaj i cili u shkarkua nga kryeministri Rama më 25 korrik të këtij viti.  Si rrjedhojë, disa përgjegjësi shtetërore dikur të Ahmetaj kanë kaluar në Ministrinë e Infrastrukturës, një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Kryeministrit.

Në vendim thuhet se veprimtaria e Ministrisë së Infrastrukturës, është përgjegjëse për Rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 25 nëntorit të 2019. Kujtojmë se përpos postit si zëvendës kryeminsitër, Arben Ahmetaj ka mbajtur postin edhe si ministër për Rindërtimin, post i cili pas shkarkimit të tij mbeti bosh. Si pasojë, i kaloi ministrisë së Infrastrukturës. 

 

Kryeministri Rama e firmosi më 26 korrik propozimet për disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, dhe vendin e tij si numri dy i Qeverisë e zuri Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin. Rama u shpreh se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.