TIRANE- Rritet paga minimale. Me hyrjen në fuqi nga 1 janari të ligjit të ri për pensionet, qeveria tashmë ka nisur të plotësojë aktet nënligjore duke bërë ndryshimin e radhës, duke vendosur pagën minimale në 22 mijë lekë. Në bazë të ligjit të vjetër deri më tani institucionet shtetërore dhe ato private për efekt kontributesh kanë punuar me dy paga, atë 19.406 lekë dhe 22 mijë lekë. Por duke filluar nga 1 janari i 2015, paga minimale do të jetë 22 mijë lekë, kurse paga maksimale do të mbetet e pandryshueshme në vlerën e 97.030 lekë.