Vendimi për Tahirin/ PD: U vërtetua se ai dhe Rama janë 'një' të lidhur me krimin

TIRANË-Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se vendimi i mbrëmjes së kaluar që shpëtoi ish-ministrin Tahiri nga burgu është një ditë e rëndë për shqiptarët. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, sekretari i PD-së shtoi se drejtësia në vend është një rast i pashpresë, sepse kryeministri Edi Rama bën jo vetëm rolin e kryeministrit, por edhe të kryegjykatësit.

Sipas tij, ky vendim është një tregues të qartë që Tahiri dhe kryeministri Edi Rama janë një të lidhur me krimin. Nëpërmjet ish-ministrit të Brendshëm, PD-ja ka hedhur akuza për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilëve drejtësia do të jetë e cunguar për aq kohë ai të vijojë të qeverisë vendin.

Deklarata e plotë
"Vendimi që shpëtoi Saimir Tahirin nga burgu ishte një goditje e rëndë për të gjithë shqiptarët që shpresuar deri në minutën e fundit se drejtësia do të triumfonte, se politikanët e pushtetshëm, më në fund, do të ndëshkoheshin dhe se ligji do të ishte i barabartë për të gjithë.
Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një, janë pjesë e së njëjtës kupolë mafioze që e shndërroi Shqipërinë në parajsën e krimit të organizuar dhe të kultivizimit dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës. 

Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se drejtësia në Shqipëri është e pashpresë, përsa kohë ajo do të vazhdojë të mbahet peng nga Kryeministri, i cili qëndron në pushtet me votat e blera me bandat e trafikut ndërkombëtar të drogës. Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se me Edi Ramën kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, nuk ka ndëshkim nga drejtësia, as për krimi, as për politikanët e lidhur me krimin.

Partia Demokratike i ka paraljmëruar që në fillim shqiptarët për teatrin që po luhej me ccështjen e Saimir Tahirit dhe se ai do të dilte i paprekur, pavarësisht se sicc shprehej gazeta gjermane Die Ëelt “Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës.”

Saimir Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij. Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën. 

Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij dyvjeccare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg.

 Në dy vjet Edi Rama ka bërë veprime konkrete në këtë drejtim.

1.     Nuk lejoi prokurorinë të arrestonte që në fillim Saimir Tahirin, duke mos i hequr imunitetin në parlament dhe duke i dhënë mundësi atij të prishë provat.

2.     Shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe, nëpërmjet Arta Markut, largoi prokurorët e dosjes Tahiri.

3.     Ekstradoi në mënyrë të paligjshme financierin e bandës së Habiljave, duke i mbyllur gojën për paratë që banda kishte shpërndarë tek pushteti.

4.     Mbylli ccështjen e Orest Sotës, mikut të Saimir Tahirit, në makinë e të cilit u gjetën 863 mijë euro në të njëjtën kohë, kur prokuroria bëri kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit.

5. Ushtrojë presion mbi gjykatën për të mos dënuar dhe burgosur Saimir Tahirin, pas kërcënimit që ky i fundit i bëri me dosjet e korrupsionit dhe lidhjes me krimin.

 Shqiptarët që shpresuan se do të kishte drejetësi për të paktën një peshk të madh në këto 6 vjet, e dinë se Saimir Tahiri bashkëpunoi me bandën e Habilajve dhe përfitoi nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

 Saimir Tahiri i vuri trafikantëve në dispozicion:

·        makinën dhe skafin e tij personal.

·        shefat e policisë në Vlorë, që janë akoma në arrati nga drejtësia.

·        127 punonjës policie, të listuar në raportin e shërbimin sekret.

E vërteta është se Edi Rama dhe rastet si ky i Saimir Tahirit janë pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

 Përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, të pushtetshmit dhe krimi do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Ka vetëm një rrugë për ta ndryshuar këtë realitet që shkel me këmbë dinjitetin e çdo shqiptari që siguron me djersë jetesën e vet dhe të familjes. Kjo rrugë është çlirimi i vendit, i politikës dhe i drejtësisë nga krimi!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 20/09/2019 16:42

    PD kane vjedh zgjedhjwt e 2011 duke shklyer kutite ne lunder ne mes te dites dhe sot ky pafillo i babales na trwgon pwrralla.E harruat Lazaratin qe ishit ju si PD qe e stimuloshit ?Te gjithe keni faj per hashashin

    Përgjigju
  • ERP: 20/09/2019 16:26

    Ik or trans, shpifesire. Sa te jesh ti ne PD te jesh is sigurte qe shume njerez nuk i degjojne cfare thua vetem nga fytyra jote

    Përgjigju
  • gazmend ziu: 20/09/2019 15:38

    O gazmend qoroglly ziu po shal ngjitmi jot që su paraqit në gjyq e duke pasur kok pa larët e kryekriminelit salhenme 8 klas shkoll e me tre muaj kurs plepash nuk quhet o qoroglly.

    Përgjigju
  • Kollodoku: 20/09/2019 15:36

    Eh moj Gazmenda, me Shalngjiturin ne krye dhe me ty ne krah, nga PD u be LGPD ( Lidhja e Gay dhe Putanave te Degjeneruar)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton