Vendimi/Qeveria miraton statusin
e naftëtarëve, si do jepen dëshmitë

Vendimi/Qeveria miraton statusin<br />e naftëtarëve, si do jepen dëshmitë
Të gjithë naftëtarët dhe ish-naftëtarët do të pajisen me dëshmi zyrtare identifikuese përmes të cilave do të sigurojnë përfitimet financiare, mjekësore e sociale që ua garanton statusi i ri.

Sipas ministres së Shtetit, Ermonela Felaj, Këshilli i Ministrave miratoi aktet nënligjore që u sigurojnë zbatimin faktik të statusit për 5 mijë naftëtarëve.

“Ligji për Statusin e Naftëtarit u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë përsa i takon të drejtës për të dalë në pension para kohe, naftëtarëve që janë të papunë, të cilëve u njihet përparësi në punësim dhe nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj, edhe një pagesë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi.

Ligji u njeh përfitim edhe të gjithë atyre që kanë dalë në pension. Sipas viteve të vjetërsisë në punë, ata do të përfitojnë 1% deri në 40% shtesë në masën e pensionit që marrin aktualisht.

Të gjithë naftëtarët dhe ish naftëtarët për pajisjen me dëshmi zyrtare identifikuese duhet t’i drejtohen me kërkesën përkatëse, ndërmarrjes ose institucionit ku kanë punuar, përkundrejt paraqitjes së dokumentit të njësuar të librezës së punës. Do jetë ndërmarrja, ajo që do të pajisë naftëtarin ose ish naftëtarin me vërtetimin e posaçëm zyrtar, në të cilin do të përcaktohen punët ose profesionet e kryera dhe kohëzgjatja e tyre
”, tha Felaj.

Ligji “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”, ka hyrë në fuqi më datë 9 mars 2017 dhe me plotësimin e tij me akte nënligjore u përcaktua sesi do të përfitohet konkretisht ky status, sesi do të veprohet për pajisjen e çdo naftëtari ose ish naftëtari me dëshminë përkatëse të qenies naftëtar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi