Vendimi i qeverisë greke/ Pika kufitare e Qafë-Botës do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars, në Kakavijë qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa

Vendimi i qeverisë greke/ Pika kufitare e Qafë-Botës do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars, në Kakavijë qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa

Foto ilustruese

Qëndrojnë në fuqi masat për Kakavijën, ndërkohë që pika Kufitare e Qafë Botës në Sarandë do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars. Ky është vendimi i qeverisë greke për këto dy pika kufitare me Shqipërinë.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për personelin policor grek të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës thuhet se çdo ditë do të lejohet të hyjnë në tokën greke vetëm 400 persona të pajisur me letra të rregullta greke.

Ndërkohë Pika Kufitare e Qafë Botës do te vijojë të qëndrojë e mbyllur. Nga ana tjetër policia greke e ka pranuar se mbyllja e Qafë Botës ka sjellë probleme serioze pasi është një urë komunikimi mes minoritetit që jeton ne Shqipëri dhe zonës së Thesprotisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës