TIRANË- Gjykata e Tiranës vendos të pranojë kërkesë padinë civile të televizionit “Top-Channel”,i cili disa muaj më parë paditi ishdrejtuesin e emisionit “Fiks-Fare”. Saimir Kodra. Vendimi është marrë në fund të muajit Prill, dhe detyron moderatorin tashmë të emisionit “Ça thu” t’i kthejë shumën prej 16 milionë e 700 mijë lekë të vjetra kompanisë televizive Top Media.

Sipas vendimit të gjykatës, marrëdhënia e punës midis palëve ka vazhduar normalisht dhe palët nuk kanë patur asnjë pretendim kundrejt njëritjetrit deri në momentin kur i padituri kundërpaditës Saimir Kodra, ka njoftuar formalisht palën paditëse ku i është drejtuar me kërkesën sipas së cilës në përmbajtje të saj citohet se:”Unë Saimir Vilson Kodra, lindur me 11.02.1974,pas 15 vjetësh punë pranë kompanisë Top-Media, kërkoj zgjidhjen e koantratës së punës me këtë institucion brenda datës 15. 10. 2013”.

Gjykata thekson se ikja e Kodrës ka krijuar një situatë të pasigurt te paditësi duke mos i dhënë atij asnjë mundësi dhe kohë efektive për të marrë masa për të plotësuar vendin bosh të moderatorit në emisionin “Fiks-Fare”.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)