TIRANE - Ndërsa ligji parashikon dhënien e shtetësisë për shtetasit me origjinë shqiptare vetëm pasi të kenë jetuar në Shqipëri jo më pak se 3 vjet dhe për ata me origjinë jo shqiptare jo më pak se 5 vjet, një projektvendim i përgatitur nga ministria e Brendshme e heq fare këtë kusht. Ai i ndan në tre kategori përfituesit e liberalizimit të dhënies së shtetësisë shqiptare.
Për personat e paslindur nga shtetas shqiptarë përfshin ata që kanë ose kanë pasur të paktën njërin nga prindërit që ka zotëruar shtetësi shqipare dhe kjo, thotë projektvendimi, mund të provohet me çdo lloj dokumenti zyrtar.
Ministria e Brendshme shqyrton kërkesën për shtetësi dhe dokumentacionin brenda 30 ditësh. Por për të përfituar shtetësinë, projektvendimi i jep të drejtën që më parë të interesuarit të regjistrohen në Gjendjen Civile shqiptare edhe kur ata nuk deklarojnë një vendbanim në Shqipëri.
Dhënia e shtetësisë për interes kombëtar të huajit me origjinë shqiptare, këtu specifikohen një sërë kategorisht të shtetasve të huaj me origjinë shqiptare që lëvizin lirshëm në zonen Schengen, por ajo që mbetet një pikëpyetje e madhe dhe që nuk sqarohet në këtë draft, është se: “Kush është interesi kombëtar dhe si përcaktohet ai”. Këtë atribut projektvendimi ia njeh ministrit të Brendshëm, i cili më pas i dërgon kërkesën presidentit të Republikës.
Më pak e sqaruar mbetet dhënia e shtetësisë për personat me shtetësi kosovare. Projektvendimi thotë se kjo rregullohet përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, lidhur për këtë qëllim. Marrëveshja ende nuk është firmosur, por ajo u lajmërua pas takimit mes kryeministrave Berisha dhe Thaçi në Tiranë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com