Vendimet e Qeverisë, së shpejti ratifikohet lëvizja pa viza me Kinën! Firmoset në parim marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe

TIRANË- Çdo kush që do të dëshirojë të udhëtoj drejt Dubait, nuk do ketë nevojë për një vizë. Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje në parim me Emiratet e Bashkuara për të udhëtuar pa viza, marrëveshje e cila pritet të hyjë në fuqi në muajt në vijim. Ka qenë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila ka bërë me dije lajmin.

“Ne miratuam sot dy marrëveshje të rëndësishme të cilat shtojnë akoma më tej numrin e vendeve ku shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza.   Më konkretisht bëhet fjalë për   “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme” dhe për miratimin në parim të  “Marrëveshjes me shkëmbim notash për ndryshimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për heqjen e ndërsjellë të vizave të hyrjes” e cila do të nënshkruhet së shpejti me shkëmbim notash mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara.   Të dyja këto marrëveshje do të krijojnë padyshim lehtësi të shtuara për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, për arsye pune, biznesi apo turizmi të cilët nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve s’do të kenë më nevojë për viza hyrëse. Ju kujtoj që bëhet fjalë për dy vende me të cilat ne kemi shkëmbime të qenësishme ekonomike.  Ne jemi duke punuar me shumë seriozitet për të fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare e për të zgjeruar sa më shumë hapësirën e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. Është një proces që kërkon kohë, që kërkon kujdes, por që ka filluar të japë rezultate konkrete dhe jam optimiste që harta e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen e afërt kur marrëveshje të tilla do të lidhen edhe me vende të tjera”, tha Xhaçka.

Pas firmosjes në parim të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet shkëmbimi i notave verbale dhe më pas miratimi i plotë i marrëveshjes dhe ratifikimi në Kuvend. Ndërkohë që kujtojmë se marrëveshja me Kinën pret tashmë vetëm ratifikimin në Kuvend dhe futet në fuqi 30 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. 

Xhaçka tha se është duke punuar për fuqizimin e pasaportës shqiptare dhe për të zgjeruar hapësirën ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin pa viza. 

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/02/2023 01:14

    Nje marreveshje ekstradimi me Emiratet do te vlente me shume se sa heqja e vizave!

    Përgjigju
  • Beni: 08/02/2023 16:11

    Po keshtu thoni ne lajme ju,vendos keshilli ministrave per vizat e kines e te emirateve,hajde propagande hajde

    Përgjigju
  • Hostess: 08/02/2023 15:21

    Shume mire sepse tani mund te shkojme pa pengesa tek sheiket qe po na presin.

    Përgjigju
  • Kush ka nge te shkoj ne Kine ama: 08/02/2023 13:56

    Po por a jemi vend kandidat per ne beee? lKinezet u duhet vize per ne Eurrop, kshu nji milardme gjysem kinez do perdorin Shqlerin si trampolin.

    Përgjigju
    • Or tej: 08/02/2023 15:19

      Kur te futesh ne europe vendoset viza prape me kinen or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)