Vendimi u shty për në vjeshtë, Arben Malaj: Socialistët do shkarkonin edhe Papa Françeskun, jo më mua

Vendimi u shty për në vjeshtë, Arben Malaj: Socialistët do shkarkonin edhe Papa Françeskun, jo më mua

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës Arben Malaj ka reaguar sërish pas kërkesës për shkarkimin e tij nga Banka e Shqipërisë, e cila u shty për në sesionin e ri parlamentar në shtator. Në një postim Malaj ka dy fjalë për ata që i cilëson “iniciuesit realë të kërkesës për shkarkimin e tij”. "Te dashur inicues reale te kerkeses per shkarkimin tim, ndjese nenshkruesve me ose pa vetedije profesionale, Karriket i keni marr si here qe ju jane dashur per ti keq-perdorur, ndersa integriitetin njerezore dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri ne fund te angazhimeve te mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bere bere te hidhni poshte fasadat dhe te tregoni thelbin e kesaj hakmarrje jo vetem politike. Ju ribej publikisht te qarte se aspak nuk denohet reputacioni Bankes se Shqiperise i cili deri ne te shkuaren shume te afert eshte tronditur shpesh nga deshtimi i keq-qeveries se saj deri ne vjedhjet e persertura nga brenda dhe jashte saj.

Kete shqetesim e kam ngritur qe ne diten e pare te mandatit plotesues te KMBSH- ne plotesimi te mandatit qe me besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni te dokumentuara ne proces-verbalet perkatese). Aktualisht edhe Banka e Vatikanit me e errta dhe sekrete ne bote po behet me transparente, dhe po denohen abuzuesit e saj. Falenderoj zotin qe ju inicesve reale qe hidhni gurin dhe fshihni doren, nuk ju ka dhene fuqi mbihyjenore te kerkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, qe po inicion kete proces historik per te hedhur drite ne skutat me te erreta te bankes me sekrete te botes" shkruan ai.  Kjo çështje ishte parashikuar në rendin e ditës së Kuvendit por u hoq vetëm pak para nisjes së seancës. Shkarkimi i Arben Malajt nga posti në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do duhet të kalojë në disa faza para se të vijë në Kuvendin e Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së