Vendimi, zv.ministri i Energjisë
Dorian Duçka shkarkohet nga detyra

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të zv.ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Dorian Duçka. Zv.ministri i dikasterit të drejtuar nga Damian Gjiknuri është pjesë e LSI-së, por nuk dihet se për çfarë arsye është bërë largimi i tij nga detyra. Duçka u emërua në këtë post më 5 tetori 2013.

Duçka në vitet 2009-2013 ka qenë Drejtor në Drejtorinë e Integrimit Evropian, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 2005-2008, zëvendës drejtor për menaxhimin e aktiviteteve të organizatës, projekt-emërtimet dhe i ngarkuar kryesisht për ngritjen e fondeve për projektet dhe për aktivitetet e organizatës, tek Forumi shqiptar Free (organizatë jo-qeveritare).

Duçka është angazhuar pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim (2005-2008), si përgjegjës ndërkombëtar i Çështjeve Civile, për vendosjen e marrëdhënieve me partitë motra dhe organizatat progresive jashtë vendit.


ducka

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti