Vendimi/Ngrihet komisioni që do vë në 'sitë' të interesuarit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Vendimi/Ngrihet komisioni që do vë në 'sitë' të interesuarit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

I hapet rruga ngritjes së Komisionit që do vë në 'sitë' të interesuarit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Vendimi i marrë në datë 4 prill 2019 nga Këshilli i Ministrave, ka hyrë në fuqi sot, pas botimit  në Fletoren zyrtare. Në vendim sqarohet se ky Komision do të përcaktojë kriteret kualifikuese dhe vlerësuese për kompaninë që do të marrë pjesë që do të marrë përsipër realizimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

“Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.


Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare

Shembja e teatrit të vjetër është protestuar nga anëtarë të shoqërisë civile, të cilët prej muajsh kanë dalë në protestë për të parandaluar prishjen e tij. Ata kërkojnë rikonstruktimin e godinës së vjetër, por kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se një gjë e tillë është e pamundur të bëhet, për shkak se muret e kësaj ndërtesë janë krejtësisht të amortizuara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)