'Vendoret', 2 kërkesa ankimore në KAS! Bindja Demokratike kërkon t'i njihet si kryetar Fabian Topollari, LZHK kërkon ndryshimin e emrit

'Vendoret', 2 kërkesa ankimore në KAS! Bindja Demokratike kërkon t'i njihet si kryetar Fabian Topollari, LZHK kërkon ndryshimin e emrit

Anëtarët e KAS

Dy kërkesa ankimore janë dorëzuar në KAS për të ndryshuar vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Duke qenë se çështjet e tyre janë në gjykim nga Gjykata e Tiranës, Bindja Demokratike dhe LZHK kërkojnë që t’i njihen ndryshimet.

Partia Bindja Demokratike kërkon që t’i njihet si kryetar Fabian Topollari duke qenë se Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i partisë LZHK ka bërë kërkesë ankimore në KAS për korrigjimin i kundërshtimit të vendimit të Komisionierit Ilirjan Celibashi për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor janë paraqitur me emrin ‘Aleanca Progresiste LZHK’ ndërsa sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës thonë emri i partisë rezulton të jetë ‘Lëvizja për Zhvillim Kombëtar’.

Të dyja partitë përdorin argumentin se i kanë depozituar ndryshimet në gjykatë por çështjet janë ende në gjykim. Kështu kërkojnë që të korrigjohet vendimi i kreut të KQZ dhe për zgjedhjet e 14 majit. Njëra kërkon që të regjistrohet me emrin ‘Aleanca Progresiste LZHK’ ndërsa Bindja Demokratike kërkon që t’i njihet si kryetar Fabian Topollari pas dorëheqjes së Astrit Patozit.

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën ankimore të LZHK)

 

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën ankimore të BD)

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë