‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune

‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune

Mbledhja e ambasadorëve dhe Celibashit

Një tryezë e rrumbullakët me temën “Mbrojtja e Integritetit zgjedhor në Shqipëri” ceku disa çështje Celibashi për të siguruar një proces zgjedhor sa më demokratik dhe transparent. Komisioneri i KQZ-së, Celibashi dhe Komuniteti i Ambasadorëve të Helsinkit vunë theksin tek disa probleme të procesit zgjedhor që do duhen rregulluar. Duke folur për zgjedhjet e 14 majit, Clibashi nënvizoi se është thelbësore që kandidatët që do u ofrohen qytetarëve të jenë të zgjedhur individë që nuk kanë rekorde kriminale.

“Thelbësore që kandidatët që do u paraqiten të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualifikimet zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit.

Zgjedhja e kandidatëve të pastër ligjërisht thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyre e të punojnë me zyrtare të tjerë në interes të qytetarëve.

Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, veçanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin më së pari.

Individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre. Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qendrorë dhe ajo lokale“, tha Celibashi.

Celibashi ndër të tjera theksoi edhe se keqpërdorimi i burimeve shtetërore është një tjetër çështje serioze në zgjedhje dhe që është shkelje e sanksionueshme.

Ndërsa u shpreh se është thelbësorë mbrotja e të dhënave të qytetarëve në zgjedhje.

“Shkeljet ose keqpërdorimi i të dhënave mund të dëmtojë qytetarët dhe të rrezikojë integritetin e procesit zgjedhor. Përdorimi i të dhënave mund të cojë në krijimin e profileve digjitale të votuesve që mund të përdoret për t’i targetuar ata me mesazhe të personalizuara politike dhe elektorale. Ky lloj shenjëstrimi mund të jetë ndërhyrës dhe manipulues”, tha ai.

Ndërsa ambasadori I OSBE-së De Sanctis theksoi se një proces i mirë dhe sa më demokratik do kërkonte një bashkëpunim mes partive dhe institucioneve.

“Duhet të shohim rezultatet e arrira nga Shqipëria në të kaluarën. Pra cilat janë arritjet që ne kemi shënuar, që KQZ janë bërë në formë transparente. Ne i trajtojmë si hapa pozitivë. ODIR-i ka nxjerrë një raport dhe ka theksuar disa gjëra. ODIR-i ka rekomanduar të gjitha agjencive që të identifikojnë dhe të ndjekin penalisht shitblerjen e votave. Vlerësojmë përdorimin e fillimeve të gatshme nga partitë politike. Ka pasur disa arritje në Shqipëri në të kaluarën por mbetet ende pune. Kjo bëhet nëse institucionet dhe partitë të kenë një dialog. Por kjo s’është kaq e thjeshtë. Ne ftojmë këto për një dialog të brendshëm.”- tha De Sanctis.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Zv. ambasadori amerikan në Tiranë: Shitblerja e votës problem, kujdes me përdorimin e të dhënave! Partitë t’i bëjnë vetting kandidatëve

1678964219_smith770x393.jpg

Në takimin e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për integritetin e proceseve zgjedhore e mori fjalën edhe zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith. Ai tha se shitblerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave ishte problem në zgjedhjet e kaluara. Sa i përket kandidatëve edhe ambasadori britanik kërkoi vetting nga partitë.

“Zgjedhje të lira e të ndershme janë përgjegjësi e qeverisë, por edhe e votuesve. Në zgjedhjet e kaluara vërejtëm shit-blerje votash, por edhe keqpërdorimin e të dhënave. Partitë politike duhet të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë të pastër”, deklaroi zv.ambasadori amerikan.

Ora 10:26
Zgjedhjet dhe integriteti i procesit, ambasadori britanik: Të garantohet shenjtëria e votës

 

Në tryezën e zhvilluar sot për integritetin e procesit zgjedhor fjalën e ka marrë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith. Ai u shpreh se procesi zgjedhor është e rëndësishmë të të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, tha King Smith në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën