‘Vendoret’ e 14 majit, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 8 bashki! BF ankimim për Bashkinë Kuçovë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar të shtunën rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo. Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët pjesëmarrëse në zgjdhje kanë të drejtë ankimi.

KQZ kanë mbërritur të shtunën dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë”. PO ashtu, Lëvizja Legalitetit ka ankimuar rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 20/05/2023 20:49

    Po kush e vjedh lefter ziun!as per te ruajtur sharqit nuk ben!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë