'Vendoret' e 14 majit/ Nisma Thurje dorëzon listën në KQZ, kandidatë për këshilltarë bashkiakë në 10 bashki! Vetëm një kandidat për kryebashkiak

'Vendoret' e 14 majit/ Nisma Thurje dorëzon listën në KQZ, kandidatë për këshilltarë bashkiakë në 10 bashki! Vetëm një kandidat për kryebashkiak

Përfaqësues të Nismës Thurje

Nisma Thurje ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zjgedhjeve listën me kandidatët për këshillat bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve locale të 14 majit. Kryetari i partisë, Endri Sahabani bëri me dije se Nisma Thurje do të kandidojë për këshillat bashkiakë në 10 bashki të vendit.

Ndërsa u shpreh se kanë zgjedhur të garojnë për të fituar kreun e bashkisë së Dropullit, ku theksoi se Nisma Thurje ka një kandidat të fortë që mund të fitojë zgjedhjet.

“Do të garojmë për këshillat bashkiakë në Elbasan Përrenjas, Kukës, Tropojë, Kurbin dhe Mirditë, Klos dhe Mat, dhe Korçë, sigurisht edhe në Tiranë.  Kemi zgjedhur të kandidojmë për kreun e bashkisë në Dropull. Duke qenë se Dropull ku kemi një kandidat të fortë që ka probabilitet shumë të lartë për të fituar.  Nuk po u ofrojmë qytetarëve një zgjedhje për kryetar bashkie, sepse në këtë fazë që jemi është e pamundur ta fitojmë këtë garë. Por ne mund të fitojmë këshillin bashkiak. Unë do u bëja thirrje qytetarëve sot për të vënë vëmendjen më shumë tek parlamentët e qyteteve. Më thoni 5 anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës. Nuk i njihni asnjërin prej tyre”- u shpreh Shabani.

Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.Deri më tani, Nisma Thurje është e vetmja parti që ka dorëzuar listën e plotë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në KQZ, duke përfshirë edhe një kandidat për bashkinë e Dropullit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë