Në Prizren, qytetin e dytë më të madh të Kosovës, edhe sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, Zeke Berisha, 81 vjeç nuk mungoi në qendrën e votimit. Që nga dita kur fitoi të drejtën e votës, ai nuk ka lënë asnjë proçes pa marrë pjesë.
Bashkë me bashkëshorten e tij, Fahrije Berisha, 78 vjeçe, ai u paraqit në qendrën më të madhe të votimit në qytet. Me plis të bardhë mbi kokë, që e mban që në moshën 13-vjeçare, Zeka tha se vota është nder, por edhe obligim moral për secilin qytetar.
‘Votimet e sotme janë si sofra e atyre që janë në Hagë. Kur të kthehen, do ta gjejnë sofrën e gatshme”, thotë ai duke shtuar se shpreson që balotazhin ta fitojë ai që është më i miri.
E njëjtë është edhe historia e Hamdi Morinës, 73- vjeç, i cili ka votuar pa ndërprerje që nga zgjedhjet e para pasluftës. Ai beson se ky raund do të sjellë më shumë stabilitet dhe e sheh të dëmshme që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.
“Duhet të zgjedhim njerëzit adekuat që na përfaqësojnë dhe pastaj t’u japim kohë për të punuar”, thotë Morina.
Në këtë raund të dytë, qytetarët e Prizrenit zgjedhin mes Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkon mandatin e dytë, dhe Artan Abrashit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbi 191 mijë qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa deri në mesditë pjesëmarrja ka qenë më e ulët se në raundin e parë, por zyrtarët e qendrave të votimit presin rritje të fluksit deri në orën 19:00, kur mbyllet procesi.Sinkrone:Kordinatoret e dy qendrave me te medha te votimit.
Pas Prishtinës, gara më e fortë politike zhvillohet pikërisht në Prizren. Megjithëse komuna ka peshë të madhe politike e ekonomike koalicioni lokal mes LDK-së dhe PDK-së, si dhe epërsia e Totajt në raundin e parë, kanë bërë që Vetëvendosje të mos investojë fort në këtë balotazh, duke e fokusuar energjinë në komunat ku ka më shumë gjasa për fitore.
Lajmi kryesor:
Balotazhi në Kosovë/ Pjesëmarrja 32.5%! LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3! Lista Serbe rimerr Kllokotin! Mamusha me minoritet turk zgjedh KDPT








