Në kërkim të një mandati të dytë për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se brenda 4 viteve janë bërë ndryshime drastik, krahasuar me kohën kur bashkia qeverisej nga të djathtët. Në një intervistë për Report Tv, për emisionin ‘Studio Live’, Ndreu u shpreh se bashkinë e gjetën në një gjendje shumë të renduar nga ana financiare, ndërsa theksoi se qyteti kishte i ngjante një gërmadhe në degradim. Sipas Ndreut ato kanë sjellë një ekuilibër financiar në bashki dhe janë rritur investimet.
'Po zbatojmë komunikimin tonë publik të përditshëm. Kemi bilanc, pas 4 vitesh me të cilin ne kemi dalë para opinionit publik dhe të gjithë janë dëshmitarë për punën që ne kemi bërë. Nuk ka shkuar vaj por kemi gjetur një bashki të rënduar nga ana financiare si dhe nga ana e personelit. Kishte një papastërti kudo, menaxhimin të dobët të shërbimit e aseteve turistike. Kishte një panorama të frikshme në qytet, ku nuk ishte vënë asnjë metër rrugë qyteti i ngjante një gërmadhe në degradim. Lezha nuk e meritonte të ishte në atë gjendje. Pas 4 vitesh e kemi sjellë bashkinë në ekuilibër financiar. Kemi një reformë strukturore që ka bërë uljen drastike të numrit të punonjësve në raport me atë që gjetëm. 47% e buxhetit shkonte për paga dhe vetëm 17% për investime. 32 % shkon për pagat. Bashkia ka ardhur gjithmonë e më shumë duke performuar. Ja kemi dalë dhe jemi ballëhapur para njerëzve që të kërkojmë një mandate të dytë. Vazhdimi i punës me kanalet kulluese është prioriteti ynë. Ka shumë punë për të bërë. Kemi bërë përmirësime në infrastrukturë. Shumë shpejt do të ketë projekt për By Passin e Shëngjinit. Nuk kemi gjetur as edhe një projekt të bërë.'- tha Ndreu.
Sa i takon kundërshtarëve, për gazetarin Arbër Hitaj, Ndreu tha se qytetarët janë aq të zgjuar sa të bëjnë dallimin midis atyre që punojnë dhe atyre që nuk kanë bërë asgjë për 25 vite.
‘Janë dy modele që u vihen në tavolinë qytetarëve. Jo vetëm që nuk kemi bërë pas por as nuk krahasohemi. Mendoj se lezhjanet kanë urtësinë që të gjykojnë. Këto zgjedhje kanë të bëjë me të ardhmen e tyre. besoj se do të zgjedhin modelin e punës jo të asaj që ishte. Na është dashur muaj që të nxjerrim qytetin me zonën përreth nga kolapsi i mbetjeve. Vazhdojmë me projektin e parkimit dhe të stadiumit. Brenda mandatit të dytë do të vazhdojmë më intensitet të lartë punën për hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.’- tha Ndreu.