Orges Shehi e ka nisur me fitore aventurën te Tirana, pasi bardheblutë kanë mposhtur sot 0-1 Apoloninë për llogari të javës së 17 të Superligës. Në Fier golin vendimtar të sfidës do ta realizonte blerja e bujshme e janarit Taulant Seferi në minutën e 76.
Ndërkohë Laçi, pasi mposhti Tiranën, sot ka marrë një tjetër fitore ndaj një rivali direkt për kreun. Kurbinasit ia dolën 1-0 ndaj Teutës së vendit të tretë falë golit të Mentor Mazrekajt.
Sakaq po sot Skënderbeu ka marrë vendimin ekstrem për të larguar trajnerin Julian Ahmataj një ditë pas humbjes 4-0 kundër Kukësit. Korçarët aktualisht renditen në vendin e fundit të Superligës.
Komento